Kur ishim në opozitë, kishim raportime se na përgjonin si parti, tha sot kryetari i partisë Besa dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilal Kasami.
– Kishte një ndjesi se dikush na ndiqte, sepse herë pas here dilnin informacione që nuk ishin pjesë e opinionit. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të veprojnë në këtë rast, pavarësisht se kush është, sepse nëse figurat e opozitës përgjoheshin deri dje, kjo mund të ndodhte edhe sot me figura që ishin pjesë e qeverisë deri dje. Institucionet duhet të veprojnë për ta ndaluar këtë situatë njëherë e përgjithmonë, tha Kasami, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me skandalin e përgjimeve, transmeton lideri.mk.
Ai thekson gjithashtu se në këto zgjedhje lokale ka tendenca për t’u tërhequr në retorikën e BDI-së, me qëllim ngritjen e temave që janë nga diskursi ndëretnik.
– U bëj thirrje të gjithë eksponentëve të kthehen te zgjedhjet lokale, të kthehen te temat lokale, këto janë probleme që janë nga jeta reale e qytetarëve. Në zgjedhjet lokale, ata duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të zbatojnë projekte që zgjidhin problemet e të gjithë qytetarëve – tha Kasami.
Kur të vijnë zgjedhjet parlamentare, atëherë do të flasim për tema nacionale, shtoi Kasami.