Edhe kuadrot e BDI-së po lavdërohen me arritjet e ministrit Bekim Sali
Rezultatet e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, po marin mirënjohje edhe nga përfaqësues të partive tjera politike shqiptare.
Kështu drejtori orhanizativ i Spitalit të Klinik të Tetovës Armend Fazliu ka numëruar arritjet në këtë spital vitin e fundit, që ndoshta nuk kanë mundur të paramendohen para aedhjes së ministrit aktual Bekim Sali i cili pjesën më të madhe të angazhimit të tij thuajse ia ka kushtuar Spitalit Klinik të Tetovës, por edhe Fakultetit të Mjekësisë në Tetovë.
Ja postimi i plotë i Fazliut, drejtor organizativ në Spitalin Klinik të Tetovës:
🔵 Po e përmbyllim këtë vit 2022 siç vijon:
👉🏻Mbi 4 milion euro donacione dhe investime në aparaturë;
👉🏻 Shlyerjen e 50% të borxhit;
👉🏻 Dyfishimin e arkëtimit të mjeteve themelore të Spitalit;
👉🏻Siguruam aparaturë për Repartin e Oftalmos dhe instrumentarium;
👉🏻Siguruam instrumentarium për Kirurgjinë torakale;
👉🏻Siguruam aparaturë të re për Laboratorinë;
👉🏻 Siguruam terminalet digjitale dhe aparaturën e nevojshme për kampusin e parkingut;
👉🏻Përfunduam projektimin gjeodezik, themelorë infrastrukturorë bashkë me revizionin projektues për ndërtimin e parkingut;
🔴 Në 2023 do të vijojnë;
👉🏻Rekonstruksioni i katit të parë të bllokut internistik me mjete të siguruara nga donacione;
👉🏻 Ndërrimi ashensorëve në bllokun internistik dhe bllokun kirurgjik;
👉🏻 Ndërtimi i parkingut në kampusin spitalorë;
👉🏻Lëshimi në funksion i Urgjencës;
👉🏻 Furnizimi me pajisje dhe instrumentarium për repartin e stomatologjisë maksofaciale;
👉🏻 Pajisje të reja për kujdes intensiv në objektin e ri të Urgjencës;
👉🏻 Pajisje dhe instrumentarium për repartin e ORL-së;
Gjitha këto me lejen e Zotit dhe ndihmën e njerëzve të mirë.
#44Sakrifica 🫶🏻
#NaPretEdheShumëPunë 🥇