May 13, 2024
Rajon - Botë

Edhe dy vrasje në Serbi, vetëvritet polici serb, pasi vrau djalin nëntëvjeçar

Vazhdojnë rastet e vrasjeve dhe vetëvrasjeve në Serbi. Mbrëmë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjetën trupat e pajetë të policit D.J. (42) dhe djalit të tij nëntë vjeçar në një banesë në Banovo Brdo në Beograd.

Siç raporton nova.rs, në njoftimin e MPB-së së Serbisë, thuhet se pranë trupave të pajetë është gjetur një letër lamtumire, transmeton Lideri.mk.

“Policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë vazhdon punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve të kësaj ngjarje tragjike”, kanë njoftuar mediumet./Lideri