Maqedoni

Edhe dy deputetë do i bashkangjiten shumicës së re, emrat e tyre janë të njohur për redaksinë

Edhe dy deputetë do të na bashkangjiten për të votuar mosbesimin e qeverisë. Emrat e tyre do ti mësojmë këto ditë. Kështu tha sonte Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari,

Ai këto komente i bëri në televizioninn Klan Maqedoni, ku është i ftuar edhe Izet Mexhiti i BDI-së.

“Mund të na akuzonit nëse ne do shkonim në qeveri bashkë me Levicën, por tani nuk ka pse akuzohet ASH-ja, pasi ajo as nuk bisedon diçka me atë partii”, tha Taravari.

Kjo qeveri e korruptuar ka krijuar shumë pakënaqësi edhe te radhët e veta, tha Tavarai dhe shtoi pikërisht kjo ka çuar dy deputetë nga qeveria aktuale t’i bashkangjiten shumicë së re.
Ndryshe emrat e dy deputetëve janë të njohur për redaksinë tonë, por për hir të korrektësisë nuk do ti publikojmë para se të dalin vetë në opinion.