Edhe anketat e brendshme të BDI-së e nxjerrin në përparësi Bekimin
Anketat e brendshme të BDI-së flasin se në Çair fitues i zgjedhjeve do të jetë Bekim Sali. Sipas informacioneve të siguruar brenda degës së BDI-së në Çair, ata nuk kanë pritur se do të ballafaqohen me rezultate të tilla, për shkak se kohën e fundit kanë bërë disa aktivitete për të shfaqur Ganiun se ka realizuar premtimet e tij për Çairin, shkruan InfoShqip.
Ky model, që në fund të mandatit të fillohet me punë, sipas tyre ka funksionuar në shumë cikle zgjedhore, por se tani nuk është duke funksionuar./in7.tv