Maqedoni

Kuvendi miraton buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi sonte pas një debati pesëditor ka miratuar Buxhetin për vitin e ardhshëm me 63 vota “për”, 36 “kundër” dhe asnjë “abstenim”.

Buxheti është projektuar në 4.4 miliardë denarë. Të hyrat totale janë planifikuar në nivel prej 238.9 miliardë denarë ose 30.9 për qind të BPV-së, ndërsa shpenzimet janë parashikuar në nivelin prej 272.4 miliardë denarë, që është 1.4 për qind më shumë se këtë vit.

Deficiti është planifikuar në nivelin prej 33.5 miliardë denarë ose 4.3 për qind të BPV-së dhe është më i ulët për 2.2 pikë përqindjeje krahasuar me deficitin e vlerësuar në vitin 2021.

Për investime kapitale për vitin e ardhshëm janë paraparë 37.8 miliardë denarë, që është 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

I ashtuquajturi “Rregulli i artë në financa”, pra deficiti buxhetor është më i ulët se shpenzimet kapitale.