E rëndë: Ish-ushtari i UÇK-së gjendet i varur në litar në një mal të Skenderajt
Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skenderajt.
Gazeta “Jepi zë” mëson se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.
Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin Bekim Miftari, veteran i UÇK-së.
Gazetës i kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në zonën e Drenicës.Sipas informacioneve, 48-vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.
Duhet theksuar se trupi është dërguar për obduksion dhe së shpejti do të konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes.
Ndryshe, familjarët kanë thënë se ai do të varroset në fshatin Çubrel