May 16, 2024
Maqedoni

Shkup, aksident i rëndë tek Rruga e Plastikave

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Rrugën e Plastikave në Shkup. Sipas dëshmitarëve të rastit, automjeti “xhip” ka goditur automjetin taksi, ndërsa nga përplasja janë lënduar edhe disa kalimtarë të rastit. Bëhet fjalë për anëtarë të një familjeje që po kalonin rrugën në vizat e bardha.

Policia ka dalur në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme, ndërsa të lënduarit janë dërguar të gjithë në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Detaje të tjera, pritet të jepen nga MPB gjatë ditës së sotme.