E kujt është “Kulla Shqiptare” në Nju Jork që në çdo Nëntor stoliset Kuq e Zi? (FOTO)
Nëntori Kuq e Zi sjell ngrohtësi në zemrat e mërgimtarëve tanë anë e mbanë botës. Flamuri Kuq e Zi valon gjithandej ku jetojnë shqiptarët, në këtë muaj të Alfabetit dhe Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
Flamuri Kuq e Zi, përkrah flamurit Amerikan, valon edhe në shtëpinë e mërgimtarëve dibranë në Amerikë, çiftit bashkëshortot, Ylber dhe Vjollca Pilku, aktivistë të shquar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Kjo shtëpi që gjendet në zemër të lagjes Bruklin, tashmë e ka marë epitetin Kulla Shqiptare në Nju Jork. Epitet që e arsyeton me plotë meritë, sepse siç do të shihni në fotografitë më poshtë, brenda saj gjendet një muze i vërtetë i historisë dhe folklorit shqiptar, krijuar ndër vite nga Ylberi dhe Vjollca. Muze të cilin e vizitojnë shumë bashkëkombas tanë, por edhe shumë qytetarë amerikanë, pasi aty mund të njohin prej së afërmi detaje të historisë sonë ndër shekuj.
Vizitat realizohen gjatë tërë vitit, por rriten në numër në muajin nëntor, muaj që ngërthen në vete datat më të lavdishme të historisë sonë. Pikërisht në këtë muaj, Kulla Shqipatre e Pilkëve në Bruklin të Nju Jorkut, mer një pamje më solemne dhe më krenare, duke u bë pjesë e rëndësishme e mozaikut festiv mbarëkombëtar.
Mysafirët që vijnë e shkojnë në këtë Kullë Kombëtare, priten nga Ylberi dhe Vjollca, si dy shpijanikë të palodhshëm, që secilit vizitor mundohen t’i japin sa më shumë njohuri për histroinë shqiptare, si një ndër popujt më të vjetër të kontinenti evropian.
Ylber Pilku u lind në Dibër të Madhe. Rinia e tij e hershme ishte e vrullshme si koha e atyre viteve. Madje, ndër shokët e tij ishte, ndofta, më i vrullshmi, më i shkathëti, më çapkëni. Edhe sot, kur bie fjala, ai kujton jo pa nostalgji ato vite, të cilat kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën e tij. Kujton shumë shokë e miq të vet, kujton edhe plot episode të asaj kohe. Apo nuk i tregon rrjedhshëm, me humor e pothuajse ekzakt, si kanë ndodhur atëherë.
Pilket janë një fis i nderuar e i respektuar në Dibër e jashtë saj për veprimtari atdhetare e patriotike. Këtë veprimtari patriotike, të parët, e nisën gjashtë vëllezërit: Mehmet, Mahmut, Sadik, Ramiz, Nazif dhe Sali Pilku, të cilët ishin delegatë në Kongresin e Manastirit, në atë kongres që vendosi fatet e mëtejshme të gjuhës sonë të bukur e të ëmbël shqipe. Që të gjashtë vëllezërit dhe djemtë e tyre janë shquar si intelektualë të kohës dhe si burra që kanë kryer funksione të larta shtetërore, deri në rang ministri e deputeti, si Mehmet Pilku. Një fotografi të tyre, të atyre viteve, por të zmadhuar, Ylberi e mban në një vend të dukshëm në zyrën e tij, ashtu si ka vënë në një kornizë të bukur edhe fotografinë e babait, Jasharit, e të nënës së tij.
Në Amerikë ka ardhur më 4 janar të vitit 1988. Dy-tri vitet e para, ai, i kaloi me vuajtjet dhe vështirësitë e fillimit, ashtu si ka ndodhur me të gjithë, ka punuar pa u lodhur në ndërtim. Pas tri vitesh Ylberi nisi biznesin e vet,po në fushën e ndërtimit. Sot ka një kompani ndërtimi, që është e specializuar për skelat e të gjitha madhësive, dhe për të gjithë lartësitë. Madje, për shumë kohë, qe dhe firmë lider në SHBA. Aktualisht, aktivitetin e tij ndërtues në SHBA e zhvillon në Konektikas, Nju Jork dhe në Nju Xhersi. Ka dhënë kontribut edhe për punësimin e bashkëvendësve të tij. Të panumërt janë ata dibranë, që kanë ardhur në SHBA dhe që Ylber Pilku i ka ndihmuar, që të sistemohen në punë dhe të kalojnë vështirësitë e fillimit, që në shumë raste dhe pothuajse për të gjithë nuk janë të vogla.
Si jo të gjithë, Ylberi ka dhe një familje shembullore. Të gjithë janë angazhuar në punë në kompaninë e tyre, duke filluar nga Vjollca, djali Valoni dhe vajza Blerona. Madje, Valoni, edhe pse nuk është më shumë se ë0 vjeç, drejton tani edhe kompaninë. Është një djalë i dashur me të gjithë, i qetë dhe i zhdërvjellët në menaxhimin e punëve të kompanisë. Telefonatat në telefonin e tij nuk kanë të sosur. Dikush kërkon punë, dikush jep punë për të ndërtuar, dikush ka nevoja të tjera. Blerona, e cila ka mbaruar dhe studimet universitare, gjithë ditën ndjek punën e kompanisë. Atdheu, djali i tij i madh, ka kryer studimet universitare si një student i shkëlqyer.
Kush s’e di dhe kush s’e pranon faktin që Ylber Pilku është dhe një veprimtar i spikatur në SHBA?! Me pak fjalë, nuk ka aktivitet atdhetar, patriotik e kulturor që zhvillohet nga shqiptarët dhe dibranët me banim në State Island, Nju Jork, Nju Xhersi, Boston, Brooklyn e kudo në SHBA, ku Ylber të mos dallohet ndër gjithë të tjerët. Ylber Pilku është i kudondodhur dhe ndër më të gatshmit për të kontribuuar dhe financiarisht, për të kontribuar dhe në organizimin e aktiviteteve të shumta që zhvillon ky komunitet shqiptar i dalluar për ndjesi e veprimtari kombëtar e kulturore.
Ylber Pilku është ndër organizatorët dhe kontribuuesit e aktivitetit të përvitshëm të ngritjes simbolike të flamurit shqiptar në mes të Nju Jorkut, në Manhatten dhe të veprimtarive të tjera kulturore e përkujtimore historike. Ylberi është organizator e kontribuues i të gjithë protestave në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve kudo në botë, kurdoherë në ballë të protestave dhe para selisë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Ylberi është kurdoherë në mesin e veprimtarive politike që zhvillohen ne Amerikë me dibranët dhe me shqiptarët. Kudo Ylberi është i pranishëm dhe gjithnjë kontribuues kryesor.
100-vjetori i Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës kundër pushtuesve serbë dhe eksodi i parë masiv dibran janë një nga ngjarjet më kulmore në historinë shekullore të Dibrës dhe ndër luftërat e saj më heroike. Kjo ngjarje, në shtatorin e vitit 201ë, u përkujtua në Shqipëri me dy aktivitete të rëndësishme, si sesioni shkencor i organizuar në sallone Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, më 19 shtator, nga Unionin i Krijuesve Dibranë (Shkrimtarë, Historianë, Gazetarë, Poetë dhe Artistë Dibranë), me kryetar zotin Fatos Daci dhe “Bashkësia Dibrane” me kryetar zotin Faruk Borova, si dhe një tjetër sesion shkencor dhe një darkë të organizuar në qytetin e Dibrës së Madhe nga Komuna e Dibrës.
Edhe bashkëshortja e tij, Vjollca, është një dibrane tipike, një shtëpiake shembullore, një bashkëshorte e denjë dhe një nënë shembullore. Nuk ka si të ishte ndryshe kjo bijë e Burhanit dhe e Shazines, kjo bijë e Markajve, e këtij fisi me histori të madhe. Ajo, së bashku me Ylberin, i ndihmojnë Valonit në drejtimin e kompanisë “Pilku Konstruksion”. Edhe Vjollca, ashtu, si Ylberi, gjithnjë është e gatshme të vën pasurinë e saj në shërbim të komunitetit dhe të veprimtarive mbarë dibrane që zhvillohen në SHBA dhe në Dibër të Madhe e në Peshkopi.
Për sukseset në biznes të Ylber Pilkut, për aktivitetin atdhetar, shoqërore e kulturor dhe shpirtin prej humanisti të tij kanë botuar shkrime gazetat “Iliria”-SHBA, “Fakti” -Maqedoni, “Dibra” dhe “Rruga e Arbrit” në Shqipëri të autorëve Vehbi Bajrami, Beqir Sina, Fatos Daci etj.
Ylber Pilku është personazh i një përmbledhje enciklopedike të V. Bajramit dhe i “Enciklopedisë së Dibrës” të autorit Fatos Daci.
Ylber Pilku është publikuar në shumë faqe interneti dhe agjenci të ndryshme mediatike, si: “Prishtina Press”, “Bota Sot”, Radio “Jehona”, “Alba TV”, “ARB” TV Agjencia INA-Maqedoni etj., fakt që dëshmon se popullariteti i tij është i shtrirë në kohë dhe në hapësirë, gjithnjë në rritje.
Shqipëria, vëllezërit shqiptarë, kudo që ndodhen dhe vendlindja e tij janë në mendjen e në zemrën e Ylberit. Jo të pakta kanë qenë ndihmat materiale e financiare, që ai ka dhënë në kohë të vështira për vëllezërit e tij në Kosovë e në Maqedoni. Edhe sot, telefonatat e Ylberit me miq e shokë në Dibër të Madhe janë krejt të zakonshme.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këtë pasardhës të një dere me emër si ajo e Pilkeve dhe nip të fisit më të shquar dibran, i Qokut të Iljaz Pashës e të Xhemal Pashës në Klloboçisht të Maqellarës, pasardhëse e fisit më të vjetër e më me zë të Gro-pjave e të gjeneralit famëmadh të Skënderbeut, Zaharija Gropa.
Zyra e tij është si një muze i vërtetë i historisë së kombit shqiptar. Në zyrë ai mban një pllakat të madh me fotografitë e të gjithë patriotëve dhe të burrave të shtetit shqiptar, bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kas-trioti Skënderbeu, të Lekë Dukagjinit, të Nënë Terezës, të Adem Jasharit, fotografi të Sali Berishës, Ymer Kel-mendit, avokatit Avni Spahiut, ish ministrit Ymer Selmani, Piter Fejtit, senatorit Eliot Engëll, Xhejms Vakës, ambasadorit Filip Riker, të avokatit Bill Eduars, të kryetarit të ri të Nju Jorkut, Eric Adams, por edhe atij të mëprashmit, Bill De Blasio, etj.
Ka, gjithashtu, plot relikte shpatash, revolesh e shumë gjera të tjera të vjetra e me përmbajtje historike. Kushdo që viziton zyrën e tij njihet edhe me disa vlerësime mirë-njohjeje, që Ylberi ka marrë për punën e kontributin e tij. Dhe, të gjithë këto janë pak për këtë bir të nderuar të Dibrës që e lindi dhe mëkoi me cilësitë më të mira të njeriut.
Profesor Bexhet Asani: Ylberi e Vjollca janë të mëdhenj sa historia e lavdishme e Dibrës!
Ky është çifti Ylber dhe Vjollca Pilku nga Dibra e Madhe. Ata janë të mëdhenj si historia e lavdishme e Dibrës. Aktivistë të shquar në jetën kulturore, arsimore, politike etj. Ata kur panë aktivitetet arsimore e kulturore të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane të Riverdellit në Nju Xherzi, të dy njëzëri vendosën që nga biblioteka e tyre të ndajnë disa libra për bibliotekën e Qendrës, jo vetëm kaq, nga shtëpia e tyre muze, vendosën që bustin e Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, t’ ia dhuronin Qendrës Kultuturore Shqiptaro – Amerikane të Nju Xherzit.
Për këtë gjest iu jam mirë njohës përjetësisht shqiptarisht!
Për njerëzit që kontribuojnë për çështje madhore duhet të shkruhet vazhdimisht sepse na dënon historia!