May 9, 2024
Kosovë

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Antigona Emini, aktiviste e PDK-së, është ndarë nga jeta në moshë të re.Dega e PDK-së në Gjilan ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Antigonës duke theksuar se “personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne”.

Postimi i plotë:Telegram ngushëllimi

Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.

Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!U prehsh në paqe Antigonë!