Gazetari Bahri Cani, informon se një familje pesë anëtarëshe me origjinë nga Rahoveci që po kthehej nga Kosova është aksidentuar në në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.
Cani informon se familja po kthehej nga Kosova, ndërsa aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku kanë jetuar.

“Shkaqet nuk dihen akoma saktë, por në makinë kanë qenë prindërit me tre fëmiijë të vegjël një deri në tre vjeç”, raporton ai.

“Nga njerëz të afërt të të aksidentuarve mora vesh se të gjithë në makinë janë lënduar, por një prej fëmijëve ka përjetuar lëndime më të rënda”, vijon ai.

Tutje Cani thotë se të gjithë ata janë sistemuar nëpër spitale ku po marrin trajtim mjekësor.

I njëjti bën thirrje për kujdes në komunikacion për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

sqShqip