Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Maloku nga Peja. Brenda pak orësh, dy vëllezërit, Bashkim dhe Gazmend Maloku, humbën jetën në mënyrë tragjike.

Fillimisht, Gazmend Maloku (Meni) ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident me motoçikletë. Ndërkohë, Bashkim Maloku, i cili po trajtohej në spital për një sëmundje të rëndë, u përball me lajmin e hidhur për humbjen e vëllait të tij të vogël. Sipas burimeve, vetëm rreth një orë pasi mori këtë lajm të rëndë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht ndërroi jetë edhe ai.

Dy vëllezërit do të përcillen sot bashkë për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Pejës.

Kjo ngjarje ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë qytetin, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhimbjeje dhe ngushëllimi për familjen Maloku.

" "

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.

sqShqip