Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Sipas njoftimit policor, arrestimi është kryer në Zubin Potok, ndërsa të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë kryer veprime kriminale ndaj civilëve shqiptarë, ku si pasojë janë vrarë 23 persona, transmeton Klankosova.tv.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rrethanat e rastit, ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.
Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
lajme të ngjashme
Klan Kosova
Televizioni “Klan Kosova” u themelua në dhjetor të vitit 2008. Transmetimin e filloi që nga 17 shkurti i vitit 2009, me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Politikat e privatësisë
info@klankosova.tv
TV:
038 76 76 80
Portali:
048 888 092
Na ndiqni në
Zyra e marketingut
marketing@klankosova.tv
ismail.xhela@klankosova.tv
+383 45 500 575
© 2026 Klan Kosova
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
Kjo faqe përdor “cookies” për t’ju

