Dy shtetas të Kosovës janë privuar nga liria në Shkup nën dyshimin se kanë kryer veprën penale „falsifikim i parave“, pasi policia në automjetin e tyre ka gjetur para në valuta të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej rreth 230.000 eurosh.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 3 gusht 2026, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, transmeton portali Lideri.mk.
Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Golf“, me të cilin po udhëtonin të dy, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funte britanike, me vlerë të përgjithshme të vlerësuar në rreth 230.000 euro.

Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Stacionin Policor Qendër, ku po merren masa shtesë për zbardhjen e rastit.
Nga MPB-ja bënë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kompetent, ndaj të dyve do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

