Rajon - Botë

Kryeministri i ri i Skocisë Hamza Jusuf duke falur namazin në rezidencën e tij

Hamza Jusuf, i cili u zgjodh kryeministri i parë mysliman i Skocisë, popullsia e të cilit është 2% myslimane, drejtoi lutjet në rezidencën e tij.

Hamza Yousaf, fillimisht u zgjodh presidenti i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), e pastaj është zgjedhur nga parlamenti si kryeministri i ri i Skocisë, duke u bërë myslimani i parë që mban postin e kreut të qeverisë skoceze.

Pasi kryeministrja skoceze dhe presidentja e SNP-së, Nicola Sturgeon dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kreut të partisë, Yousaf fitoi dje garën për kreun e ri të partisë dhe sot u mbajt një votim në parlamentin skocez.

Hamza Yousuf, një mysliman me origjinë pakistaneze, fitoi një shumicë në parlament me 71 vota, duke u bërë kryeministri i ri i Skocisë.

Babai i Yousaf është një pakistanez i cili emigroi në Skoci në vitet 1960, ndërsa nëna e tij lindi në Kenia në një familje aziatike jugore.

Hamza Yusuf, 37 vjeç, i lindur në Glasgow, dje fitoi 52 për qind të votave të anëtarëve të partisë, përpara rivaleve të tij Kate Forbes dhe Ash Regan, dhe u bë lideri i ri i partisë.

Ai tha në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve se ishte “i vendosur” për të sjellë pavarësinë në Skoci si një ekip me partinë e tij.

Duke theksuar se populli skocez ka nevojë për pavarësinë më shumë se kurrë, Yousaf tha: “Ne do të jemi brezi që do ta sigurojmë atë”.