Maqedoni

Dy pleq të sëmurë dhe pa fëmijë, vuajnë për buk

Adil dhe Radie Jakupi janë dy pleq të sëmurë dhe të vetmuar sepse Zoti nuk iu dha fëmijë.
Ata nuk kanë asnjë të ardhur dhe shpesh mbesin edhe pa ushqim. Edhe sot nuk kishin ngrënë asnjë vakt ushqimor.

Adili e ka të dëmtuar njërin sy dhe duhet ta operojë, nëse nuk e operon njërin sy rrezikon t’i verbohet edhe tjetri. Ai mund të mbetet tërsisht i verbër dhe nuk ka kush kujdeset për ata. Radia edhe ajo ka probleme me boshtin kurrizore dhe mezi rrin në këmbë.

Jetonin në një dhomë të ngushtë, pa dritare, plot myk nga lagështia dhe pa asnjë kusht për jetesë. Ata than se do t’i shtyejnë ditët aty dhe nuk kërkojnë shtëpi, veç ushqim dhe mjete për operacionin i cili kushton 2000 euro.

Kontaktoni Adil Jakupin në numrin: +38970 479 301
Familja ndodhet në Çair të Shkupit, në lagjen e njohur në popull si “Teneçe Mëhalla”.

Ju lutemi shperndajeni 🤲🏻