May 11, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Ne mund t’i dërgojmë Ukrainës vetëm muzikantë, armë nuk kemi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për Ukrainën në tubimin në Shipkovicë. Tha se si vend janë solidarizuar me këtë shtet që gjendet në luftë, por më shumë nuk kanë mundësi të bëjnë.
Duke iu drejtuar ministrit të punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, tha se si shtet Ukrainës mund t’ia dërgojnë vetëm bandën muzikore.

“Ne jemi solidarizuar moralisht, por aq mundemi. Sepse ato armë që ne i kemi, nuk i duhen Ukrainës Bujar. Ose atë bandën muzikore ne mund t’ua çojmë atyre, tjetër gjë s’mund t’iu çojmë”, tha Ahmeti.