May 6, 2024
Rajon - Botë

Ballkani po vlon, NATO zbarkon në Shqipri, Rusia në Serbi

“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Ambasadorja Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta si dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

Kurse prej Të enjten kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të njësive anti-terroriste të forcave serbe dhe ruse në Serbi. Nga këto ushtrime janë publikuar disa pamje.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku shihen ushtarët duke simuluar të shtëna. Duket se pjesë e ushtrimeve është edhe reagimi në rast të rënies në pritë dhe tërheqja nga zona e rrezikshme.

200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake të rrethit ushtarak perëndimor po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake.

Në videon e publikuar nga rusët shihen edhe automjete të blinduara, tym dhe simulim i reagimit me zjarr nga autoblindët.