Dy persona kidnapuan një burrë, e dërguan në Shqipëri – atje kapen nga policia
Dy burra kanë rrëmbyer një tjetër në Prizren dhe më pas e kanë dërguar në Shqipëri. Atje, të dyshuarit janë kapur nga policia shqiptare.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është shtetas i Shqipërisë ndërkaq tjetri i Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.