Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar “Kobrën”

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Dibran Hoxhën, i njohur si Kobra.

Në raportin e PK-së shpjegohet se në rrugën Ekrem Rexha në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar.

Prangosja e tyre ka ndodhur rreth orës 21:30 pasi të njëjtit janë rrahur mes vete lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme, po ashtu njëri i dyshuar ka kanosur tjetrin.

Sherr with knives and strong tools, arrested Albanian boss
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/