May 16, 2024
Maqedoni

Dy gra helmohen nga gazi, dërgohen në klinikat e Shkupit

Dy gra 52-vjeçare janë helmuar nga gazi në kuzhinë. Nga Spitali klinik i Shtipit thonë se femrat janë në gjendje të mirë shëndetësore, por janë transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ata theksojnë se femrat kanë parametra vitalë të qëndrueshëm, transmeton Lideri.mk.

– Në Spitalin klinik të Shtipit me automjet të ndihmës së shpejtë janë sjellë dy gra të moshës 52 vjeçare, me helmim nga gazi. Pacientët janë ekzaminuar në Klinikën Ambulatore dhe janë pranuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. Me parametra vitalë stabil dhe sipas marrëveshjes paraprake, të shoqëruar nga mjeku dhe infermierja, janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informojnë nga Spitali i Shtipit./Lideri