Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi masën e re qeveritare “Shporta shkollore”, e cila do të vlejë nga 15 gushti deri më 15 shtator 2025 dhe ka për qëllim uljen e drejtpërdrejtë të shpenzimeve të familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Masa parasheh zbritje prej 10 deri në 15% për të gjitha pajisjet shkollore, çanta, fletore, lapsa, ngjyra, plastelina, vizore, kalkulatorë dhe produkte të tjera të domosdoshme për nxënësit.

“Të gjitha produktet me zbritje do të jenë të shënuara qartë me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty” dhe transparenca do të garantohet në çdo dyqan”, shkroi ministri Durmishi në rrjetet sociale.

Ai kujtoi se vitin e kaluar kjo masë ka kursyer për familjet nga 750 deri në 2.000 denarë për nxënës.

“Kjo nuk është një masë e izoluar, por pjesë e një qasjeje të qëndrueshme për të ndihmuar aty ku nevoja është më e madhe. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve me masa konkrete dhe mbështetje të sinqertë”, theksoi Durmishi.

sqShqip