May 11, 2024
Maqedoni

Driton Nebiu: Shitet sërish pasuri e Mijallkovit në vlerë 2 milionë euro

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar njofton se vazhdon kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-drejtorit të policisë sekrete- Sasho Mijalkov.
Siç bëjnë me dije, bëhet fjalë për tokë ndërrimore të pa ndërtuar me sipërfaqe 3880.15 m2 dhe pyll me sipërfaqe 634.38 m2, të cilat ndodhen në vendin e quajtur G. Kurilo KK Centar 2 konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë I KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup.
Informacionet janë se “me shitjen e këtyre patundshmërive në buxhetin e shtetit do të shkojnë mjete në vlerë prej 126.638.882,00 denarë ose 2.059.000 euro”.