Dritan Abazoviq bashkon forcat me partitë proserbe dhe proruse, zgjedhin bashkë kryetarin e Budvës
Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit Dritan Abazoviq dhe koalicioni i partive serbe, Fronti Demokratik (FD) i kanë bashkuar forcat dhe e kanë zgjedhur zyrtarin e lartë të FD-së për kryetar të qytetit bregdetar Budva, shkruan DTT-NET nga Brukseli.
Budva njihet edhe si “Majami Malazez”, sepse është qyteti më i vizituar turistik në këtë vend të Ballkanit Perëndimor, kandidat për anetarësim në BE.