Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

“Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë të përkohshme. Temperatura do të bjerë ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundjavës pritet stabilizim i motit dhe rritje e ngadalshme e temperaturave ditore”, thonë nga DPHM.

sqShqip