Maqedoni

Drejtori Samir Iseni, vizitoi Ndihmën e Shpejtë në Shkup: Kemi nevojë për më shumë ekipe!

Si Drejtor i IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup, kam kënaqësinë të njoftoj fillimin e një serie vizitash në poliklinikat që janë pjesë e këtij institucioni. Në vendin tonë kemi mjekët më të mirë, profesionistë të përkushtuar që çdo ditë japin maksimumin për shëndetin e qytetarëve. Por, për të kryer detyrën e tyre në mënyrën më të mirë, atyre u duhen kushtet e duhura.

Gjatë vizitës së sotme tek Ndihma e Shpejtë në Shkup, u bë e qartë se kemi nevojë për më shumë ekipe, përparime në digitalizim dhe pajisje mjekësore më të avancuara. Si drejtues i këtij institucioni të rëndësishëm, do të angazhohem me përkushtim që të krijojmë kushtet e nevojshme për një shërbim shëndetësor më të shpejtë, efikas dhe të avancuar për të gjithë qytetarët.

Shëndeti është prioriteti ynë!