Strahinja Bjelica (30) nga Beogradi u likuidua në Ukrainë, ku si “vullnetar” luftoi në krah të forcave ruse. Ai shpeshherë publikonye foto dhe video nga fusha e betejës, ndërsa në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet Bjelica duke thënë: “Kemi ardhur të mbrojmë Kosovën, por në Ukrainë!”.
Në videon e publikuar, transmeton portali lideri.mk, Bjelica shihet me pajisje të plota ushtarake duke ecur nëpër fushë. Në incizim dëgjohet Bjelica. “Dhe kështu, ne erdhëm për të mbrojtur Kosovën, por në Ukrainë”, thotë Bjelica, pas së cilës ai filmon tre burra që janë gjithashtu me veshje ushtarake. “Shikoni bandat. Ne po shkojmë, po punojmë. Njerëzit nuk do të rrinë në shtëpi të qetë, duan të shkojnë në luftë” thotë Bjelica në mesazhin e tij të fundit, shkruajnë mediat serbe.