Drejtori Kadriu: E konsoliduam ndërmarrjen “Tregu Kumanovë” e cila ishte e shkatërruar
Të pranosh të udhëheqësh me një Ndërmarje e cila ka qenë e shkatërruar finansiarisht me vite të tëra, mbi gjitha është Guxim, tha drejtori Gëzim Kadriu duke prezantuar raportin financiar të ndërmarrjes para Keshillit Komunal.
“Pa asnjë ndihmë institucionale i vetëm,me një punë të ndershme e të palodhur të arrish rrezultate të mira është kënaqësi!”, tha Kadriu gjatë Prezentimit të raportit financiar të tre mujorit të tretë në seancën e 15 të Këshillit Komunal-Kumanovë.