July 27, 2024
Maqedoni

Dr. Ilir Hasani me sukses operoi ish ushtarin Bejtulla Elezi, ia nxori plumbin në trup nga viti 2001 (Foto)

Mjeku i njohur Ilir Hasani, ka kryer operimin e radhës. Edhe pse i komplikuar, operimi eshte kryer me sukses, shkruan lideri.mk, falë profesionalizmit të mjekut Hasani, duke nxjerrë plumbin nga trupi i ish ushtarit Bejtulla Elezi, që e ka mbajtur nga viti 2001z

“Edhe pas 23 vite luftë, gjurmët ende ne trupin e ti.
Allahu e sherofte luftëtarin e lirisë Bejtullah Elezin.
Faleminderim publik Dr.Ilir Hasanit per intervenimin”, kanë komentuar shokët e Elezit, transmeton Lideri.mk.
Fotot në Link:https://www.facebook.com/share/p/S2eTvKUEWJpWUsnd/?mibextid=WC7FNe

E ja çka shkruan vetë ish ishtari Bejtulla Elezi pas operimit me sukses:

Në spital
Një ndërhyje shumë e rëndë por falë profesionalizimit të dr. Ilir Asanit, operacioni kaloj me sukses.
Shërimi vjen prej Allahut xh.sh por sebepi është i rëndësishëm, prandajne lus të madhin Zot që ta shpërblej me të mirat e kësaj dhe asaj bote dr. Ilirin për kontributin e tij të palodhëm në operscionin tim.

Azgjë nuk është e rastësishme.
Këto telashe mbi veteranët e luftës vijnë si rezultat i neglizhencës së institucioneve tona dhe përfaqësuesve politik për zgjedhjen e statusit të veteranëve të luftës. Shumica nga ne janë lënë në mëshirë të fatit ndërsa ata që duhet të gjejnë zgjedhje për fatin tonë pasurohen mbi gjakun dhe gjymtyrët tona të lëna në fushëbeteja.

Thirrja jonë bëhet edhe më e fortë sot, tu jepet e drejta të gjithë veteranëve dhe statusi i tyre të marrë vendin e merituar./Lideri