Më 30.10.2025 u mbajt ceremonia e promovimit të doktorëve të shkencave nga fushat e shkencave mjekësore dhe shëndetësore, shkencave shoqërore, shkencave natyrore-matematikore dhe nga fusha e inxhinierisë dhe teknologjisë.
Në mënyrë solemne dhe tradicionale, rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Biljana Angelova, promovoi 17 doktorë shkencash, të cilët kanë mbrojtur disertacionet e tyre doktorale në Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Fakultetin Natyror-Matematikor, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup.
Promovimi i doktorëve të shkencave u mbajt në sallën e madhe të Rektoratit, duke filluar në orën 14:00.
Në doktorë të shkencave u promovuan kandidatët e mëposhtëm:
1. Ilir Osmani – doktor i shkencave mjekësore – mjekësi klinike në fushën e oftalmologjisë
2. Anamarija Jankulovska – doktor i shkencave mjekësore – mjekësi bazike në fushën e mjekësisë bërthamore
3. Kristina Dimitrijeviq – doktor i shkencave mjekësore – mjekësi klinike në fushën e radiologjisë
4. Oliver Georgievski – doktor i shkencave mjekësore – mjekësi klinike në fushën e biokimisë mjekësore
5. Aleksandar Nikodinovski – doktor i shkencave mjekësore – mjekësi bazike në fushën e farmakologjisë klinike
6. Tome Delov – doktor i shkencave juridike në të drejtën penale
7. Leonid Trpenovski – doktor i shkencave juridike në të drejtën penale
8. Ekrem Halimovski – doktor i shkencave juridike në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe integrimet evropiane
9. Irena Shumenkovska – doktor i shkencave politike në fushën e shkencave politike
10. Nikola Gjorshoski – doktor i shkencave politike në fushën e sistemit politik
11. Olga Gigopulu – doktor i shkencave kimike
12. Ana Trajkovska – doktor i shkencave biologjike – biokimi dhe fiziologji
13. Blagoj Açevski – doktor i shkencave kimike
14. Vesna Grujoska – doktor i shkencave teknike në fushën e ndërtimtarisë
15. Jasemin Hodzha – doktor i shkencave teknike në fushën e ndërtimtarisë
16. Valdet Iseini – doktor i shkencave stomatologjike – patologji dentare
17. Aneta Angelovska – doktor i shkencave stomatologjike – protetikë dentare 
 
                    

 Shqip
Shqip