Dr. Edmond Vejseli nga Struga ka kritikuar pushtetin e kaluar të BDI për hipokrizi me emrat e rrugëve.

“Jam këtu, në një lagje ku mbi 90% e banorëve janë shqiptarë. E megjithatë, kjo rrugë ende mban emrin JNA, që në shqip përkthehet si Ushtria Popullore Jugosllave.

Kjo është trashëgimia që na lanë ata që sot hiqen si patriotë. Flasin për komb, për dinjitet e për histori, por kur ishin në pushtet nuk patën guximin t’i ndryshojnë as emrat që simbolizonin një të kaluar që nuk përfaqëson shqiptarët.

Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Hipokrizia nuk fshihet me patriotizëm të rremë”, ka akuzuar dr. Vejseli.

" "

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1BQGqgDvAm/?mibextid=wwXIfr

sqShqip