Dokumentet zyrtare tregojnë se Bujar Osmani, në kohën kur ushtronte funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ka dhënë mendim pozitiv për dokumentet që çuan drejt shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit.

Në shkresën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, drejtuar Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Osmani thekson se nga aspekti i kompetencave të MPJ-së nuk ka vërejtje ndaj Informacionit për Strategjinë e RAP 2023–2030 dhe Planit Aksional 2023–2026.

Dokumenti është i nënshkruar personalisht nga Osmani dhe mban titullin “Mendim”, ndërsa në të konfirmohet se Bujar Osmani nuk ka kundërshtime për përmbajtjen e dokumenteve strategjike, të cilat më pas u përdorën si bazë për shfuqizimin e balancuesit.

Ky dokument doli në publik në kohën kur përfaqësues të BDI-së, përfshirë Osmanin, po reagojnë kundër shfuqizimit të balancuesit, duke e cilësuar atë si cenim të Marrëveshjes së Ohrit dhe tani pas daljes në dritë të ligjit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë.

Ky dokument zyrtar, megjithatë, dëshmon se gjatë kohës sa ishte pjesë e qeverisë, Osmani nuk ka shprehur asnjë kundërshtim institucional ndaj këtij procesi.

sqShqip