Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në vend dhe në tremujorin e parë të vitit 2027 do të fillojë me punë operatori i tretë mobil “ONE Macedonia”
Siç bënë të ditur nga AKE, operatori i tretë mobil do të sjellë cilësi dhe ofertë më të madhe në treg dhe do t’u përgjigjet vërejtjeve se në vend ka vetëm dy operatorë mobilë.
Në konferencën për shtyp u tha se operatori do të vendosë rrjetin e vet 5G, kurse siç transmeton portali lideri.mk, hyrja e një operatori të ri pritet të ulë edhe çmimet e telefonisë celulare.
Nga “ONE Macedonia” theksuan se planifikojnë të investojnë deri në 100 milionë euro në ndërtimin dhe zhvillimin e rrjetit, përfshirë infrastrukturën, hapjen e vendeve të reja të punës, trajnimet dhe bashkëpunimin afatgjatë me kompani vendore të TIK-ut.
Hyrja e një operatori të tretë celular në vend u njoftua në 2024 dhe fakti që ka interes nga “For-i-G” hungarez u zbulua nga Ministria e Transportit pas takimit zyrtar të Ministrit Nikolloski me përfaqësues të kompanisë në Hungari.

