Do të formohet grup nga të gjitha partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se momentalisht nuk po bisedojnë për mbajtje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në të njëjtin termin, por vetëm për zgjedhje të rregullta. Më tej, bëri me dije se do të formojnë grup me të gjithë përfaqësuesit e partive për të biseduar për terminin e zgjedhjeve.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Ne për momentin nuk flasim për përputhje të datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtje të zgjedhjeve në termin të rregullt, për çka përfundimisht të gjitha partitë politike janë pajtuar që të jenë në terminin e rregullt. Unë kam thënë se zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, fillimisht ato presidenciale, pastaj parlamentare. Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore, disa ditë para mbarimit të afatit organizohen dhe normalisht datat konkrete çdoherë varen nga ajo që arrihet marrëveshje dhe më pas votohen dhe propozohen para se gjithash nga kryetari i Kuvendit”.
Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski porositi që Qeveria të paktën njëherë të pozicionohet në anën e arsyes, në vend që t’i shtyjnë proceset me forcë.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Do të ishte marrësi të shpenzojmë në mënyrë shtesë resurset e qytetarëve dhe të organizojmë zgjedhje ndarazi, të cilat do të ndodhin me 30-60 ditë dallim. Do të ishte vërtetë shpërdorim nëse cilido nga ne përkrah një lloj të këtillë të idesë. Unë apeloj që Qeveria t’i thirrë mendjes, nuk deshën zgjedhje të parakohshme, ikën nga ato, ja zgjedhjet e rregullta, 8 maj, e mërkurë, sepse në të kaluarën është votuar edhe të mërkurën, kur të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, të mbahen zgjedhjet parlamentare”.
Mickoski ka pranuar që të marrin pjesë në grupin e punës që do ta formoj Qeveria, për të vendosur datën e zgjedhjeve.