Maqedoni

Do të digjitalizohen pagesat rrugore, a do të ketë largime nga puna?

-Qëllimi është që në rrugë mos të ketë trafik të dendur. Edhe biznesi, udhëtimet, turizmi të funksionojnë pa pengesa, këtë e tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i pyetur nëse pikat pagesore do të pësojnë ndryshime sipas standardeve të BE-së, përcjell TV21. I pyetur nëse do të reduktohet numri i punonjësve me ndryshimet e parapara, Mariçiq tha se do të ketë digjitalizim dhe se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë punëtorë në pikat pagesore. TV21

“Shikoni, qëllimi është që deri në anëtarësim të harmonizohemi me këtë politikë, ndërsa kjo do të thotë se deri në anëtarësim në BE të kemi digjitalizim të plotë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi njerëz të punësuar, kjo do të thotë se mënyra që do të paguhet taksa për pikën pagesore do të digjitalizohet. Kjo është me rëndësi për funksionimin e rrjetit plotësisht, që të paguhet si në shtete tjera kur udhëtojnë qytetarët tanë, mund të shohin se zakonisht paguhet në hyrje të shtetit dhe kjo vlen për të gjithë shtetin”, tha Mariçiq në Bruksel, ku po qëndron edhe ekipi i TV21.