May 9, 2024
Maqedoni

Tetovë, për një vit 500 çifte janë shkurorëzuar (VIDEO)

Vititi 2022 për shumë çifte bashkëshortore në Tetovë ka qenë i dhimshëm. Afër 500 ndarje është bilanci i çifteve që i kanë thënë lamtumirë njëri tjetrit. Nga Gjykata Themelore e Tetovës për TS thonë se rastet më të shumta në vitin 2022 kanë qenë divorcet dhe gati çdo vit është duke u rritur.

Vetëm në vitin 2022 në Gjykatën Themelore të Tetovës për TS thonë se ka pasur 488 lëndë për tu divorcuar e që kanë përfunduar me ndarje mes partnerëve, shumica e janë të sapo martuar e disa edhe me fëmijë.

Sipas sociologëve deri te divorci vejn shkaku i xhelozisë së madhe që është krijuar në kohën e fundit dhe ajo radhitet si pikë e parë tek një çiftë martesor edhe një faktor kryesor që tani është rritur divorci tek shqiptarët është se arsimimi i femrës ka ndikuar që të ndryshohet mendësia e saj ku ajo duke bërë që të vendos vetë për jetën e saj dhe të mos sakrifiojë veten për imazhin e familjes duke duruar gjithçka.

“unë punojë vet, mund të jetojë vet” kjo është edhe pika kyçe e fillimit të grindjes mes çifteve që ju ka dhënë vullnet grave e që më pas vjen deri te divorci, pasi ende burrat shqiptarë nuk arrijnë të kuptojnë ndryshimin e gruas së tashme me atë të dikurshme të nënave.

Sociologët thonë se gratë e më hershme kanë pasur më shumë frikë për të jetuar të pavaruara pasi nuk kanë qenë të punësuara, sot punësimi i grave ka rrit egon e tyre për të qenë të pavaruara dhe guximi është më i madh për ti thënë burrit lamtumirë më, nuk të duroj dot.

Ndryshe siç mësohet edhe në qytetet tjera divorcet janë të shtuara shkaku i arsyjeve të njeta./TS/