May 22, 2024
Opinion

Dje ishim krenarë me ‘Mësusin’. Edhe sot, njëashtu!

Me të rinjëve, shpesh i’u bie të dëgjojnë nga më të vjetrit: “Ju nuk e dini se s’i ka qenë këtu para lufte. Nuk mund as në kafene të qëndronim aq sa dëshirojmë ne. “Vinin dhe na dërgonin në shtëpi.””

Mirëpo, ndokush duheshte t’iu prijë edhe ndryshimeve. Duheshe t’i bëjë ballë edhe kësaj padrejtësie, shtypje, torture e presioni. Mes tjerëve, doli në pah guximi dhe trimëria e bashkëvendasit tonë (për të cilën cilësi ai shquhej që herët), në moshën rinore, në luftën e Kosovës etj), derisa në vitin 2001 mori pushkën për t’iu kundërvënë forcave sllave dhe përgjegjësinë e të qenit Komandant i Brigadës 115-të. Nga shumë udhëheqës, komandant e ushtarë, shquhet si komandanti më i devotshëm i UÇK-së.

– Në parlament, ai ishte deputeti më i zëshëm në përmbajtjen e ligjeve në interes të shqiptarëve si dhe kundërshtimin e të njejtave kur ishin në dëm të tyre.

– Si udhëheqës institucioni, i mbushte ata me shqiptarë.

– Fshatit tonë, me ndërmjetësim e përkrahje, arriti që t’ia heq një barrë të rëndë me EVN-në në vlerë prej qindëra e mijëra eurove.

– Kur ballafaqoheshim me problemin e ujit dhe disa ditë i tërë fshati ngeli pa të. Përnjëherë u shfaq dhe në ndihmë doli “Mësuesi”

– Përgjatë gjithë këtyre viteve, qe cak i sulmeve, shpifjeve, padrejtësive, linçimit, etj., por, ‘Mësusi’ nuk kemi dëgjuar deri më sot që të jetë hakmarrë ndaj ndokujt, ta ketë penguar dikë, ta ketë sulmuar, bërë presion, etj etj!

– Shumë njerëz e harruan. Ndonjë dhe e braktisi. Ai nuk u mërzit. Ai vazhdoi rrugëtimin e tij stoik. Parimor. Me principe. I pa korruptuar. I qëndrueshëm. Idealist. Ky është ‘Mësusi’

– Shumë njerëz që u’a shtriu dorën e ndihmës. Në kundërvlerë i dhanë tradhëti. Braktisje.
Ai deshi të ndihmojë, ngritë, porse, nuk ishin falenderues ndaj tij.
Mësusi vazhdoi e Zoti nuk i humb bëmirësit.

– Ka njeri që mund të del dhe të thotë: “Mua ‘Mësusi’ nuk më ka bërë mirë”. Po, pa dilema mund të ketë të tillë, kjo pasi që nuk ka njeri në botë, që mund t’i ndihmojë të gjithë, por, nuk ka njeri në fshatin tonë dhe kudo që mund të del dhe të thotë: “Mua më ka bërë keq Mësusi”

– Shumë gabime ndaj tij. Luftë speciale. Braktisje. Por, ai është ‘Mësusi’. Ai falë, ngaqë Mësusi i falë nxënësit e tij. Lideri e falë ekipën e tij. Komandanti e falë ushtarin e tij.

– Sot, me rikthimin e fuqishëm në skenën politike, ‘Mësusi’ ngelë i njejti. Tejkalues i së shkuarës, e bashkarisht marshojmë drejt së ardhmes. Ai ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të gjithë ata të cilët kanë objektivë të ngjashme, atë të kontributit për shoqërinë.

– Mësus, populli thotë ‘Mos qofsha në lëkurën tënde’ ngaqë kishe qenë durimtar dhe me karakter të çeliktë. Por një gjë dije: “RINISË i’a ke dhënë një model të mrekullueshëm që duhet ndjekur në politikbërje. Një model të një njeriu të fuqishëm.”
Por, edhe përskaj të gjithave, Zoti nuk e humb të drejtin asnjëherë. Herdo kurrë, e ngritë përsëri. Ngjashëm, ndodhi më ‘Mësusin.’ Dhe tani?! Ndaj, mbi të gjitha, më e vështira në jetë është të jeshë njeri!

– PËR FUND. I riu nga Radusha dhe gjithë Saraji, për një gjë e sigurojmë, element që dihet botërisht: NUK ËSHTË TURP TË PËRKRAHET ‘MËSUSI’, por është KRENARI E PRIVILEGJ QË DO TI MUNDËSOHET RINISË, si shkas i kthimit të tij në skenën politike, fuqishëm!

– Backgroundi i tij është i pastër e i mbushur me veprimtari, që vështirë i’a gjenë shoqin, ndaj dhe rinia, Radusha etj., kanë mundësinë e artë që sigurisht e natyrshëm s’do ta lejojnë t’iu ikë – PËRKRAHJA MAKSIMALE PËR MËSUSIN.

Lumja nana që të lindi,
Lum Radusha që të rriti.

E paçim. Dje ishim krenarë me ‘Mësusin’.
Sot, njëashtu.
Edhe nesër. Pasardhësit tanë kur të lëxojnë e dëgjojnë për të, do të mburren që kanë pasur një bashkëvendas të tillë, me shpresë e dëshirë që t’i ngjajnë.

I matur, durimtar, parimor, trim, guximtar, komandant e strateg lufte, komandant paqe, vizionar e idealist.

Mburemi me,
#Rafis_Aliti_Komandant_Mësuesi

(Huazuar nga faqja RadushaSot)