May 18, 2024
Opinion

Rritjen e vazhdueshme të rejtingut të BDI-së nuk mund ta sqaron as Nasradin Hoxha, e lere më shkencat politike

Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI është fenomen politologjik në vete kësaj partie politike e cila vepron më shumë se njëzet vite në vendin tonë askush smund ti bie në fije a e dini pse? Sepse në vend që ketij subjekti politik dhe Kryetarit të saj tu bie rejtingu këtyre në vazhdimsi po u rritet i njëjti shumë e më shumë. Ky fenomen nuk është i njohur askund tjetër nëpër botë, ndërsa e njëjta gjë nuk ju ndodh as subjekteve më të mëdha politike dhe liderëve të tyre nëpër shtetet më të zhvilluara dhe me të përparuara të botës. Subjekte këto që me të vërtetë kontribuojnë për zhvillimin dhe për përparimin e shteteve përkatë
se dhe të cilat realisht krijojnë kushte të vërteta për rritjen e mirqenies, gëzimit, lumturise dhe disponimit pozitiv të qytetarëve të tyre. E BDI-së dhe Kryetarit A.A shumë shpesh po u ndodh e kundërta pra asaj/atij çuditerisht përher po u trefishohet rejtingu dhe atë edhe kur kjo parti politike apo dhe ky Kryetar nuk bëjnë asnjë vepër dhe kontribut të mirë e pozitiv për qytetaret shqiptar, apo edhe kur këta atyre ju bëjnë shumë dëme e i varfërojnë skajshmërisht ata çuditërishtë rejtingu i BDI-së dhe i AA-së ngriten në qiell. Psh Presidentëve të SHBA-ve atyre te cilët në tipizimet e të parëve të shtetit amerikan njihen si më të fuqishmit të njëjtëve vazhdimisht u ka rënë dhe u bie rejtingu edhe pse këta kanë qenë dhe janë personalitete të përzgjedhura dhe eminente në shoqerinë amerikane, por çuditerishtë për dallim prej tyre vetëm Ali Ahmetit në RMV i rritet rejtingu pandërpre. Si të shpjegohet ky rast apo fenomen shkencat shoqërore apo më konkretisht shkencat politike nuk mund ti japin asnjë shpjegim meritor kësaj qështjeje përpos shkencave të gënjeshtrës apo dhe të çmendurisë. As unë si politolog i diplomuar nuk po arrij dot shkencërisht ta shpjegoj këtë qështje-fenomen ju garantoj se as Nasradin Hoxha nuk do të arrinte ti binte ne fije të njejtës gjë. Pra ju garantoj se po të ishte gjallë edhe mjeshtri më i madh i dredhive, i manipulimeve dhe gënjeshtrave Nasradini dhe po të pyetej se si është e mundur që BDI-së dhe Kryetarit të saj tu rritet vazhdimisht rejtingu i njëjti sigurisht do të thoshte Zonja dhe zotërinj më falni por me të vërtetë nuk e di. Apo dhe sa për të thënë diçka i njëjti do të thoshte se këtyre rejtingu po u rritet jo realishtë por ata këtë po e bëjnë përmes propagandave dhe magjive apo siç kanë ditur më parë njerëzit të thonë përmes sehireve të shërbimit propagandistik të BDI-së. Për fund është evidente se të gjithë individëve dhe subjekteve politike posaqerisht atyre qeveritare në mënyrë të vazhdueshme ju bie rejtingu për shkak se të njëjtët/ të njëjtat asnjëher nuk mund që ti realizojnë të gjitha premtimet e dhëna para zgjedhësve të tyre.E çfar të thuhet për BDI-në e cila nuk i zbaton asnjëher as premtimet më të voglat e lere më ato më të mëdhatë.
Pra qëndrimi në pushtet i devalvon apo dhe i apsorbon rejtingjet e çdo individi apo dhe të çdo subjekti politik në pushtet anembanë globit botëror.