May 18, 2024
Kolumna

Dje i dilte kundër, sot feston fitoren e Erkan Arifit!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa interesant është kur individi i cili eci në disa këshilla vendor para një kohe për të dalur si kanditat për kryetar komune në emër të subjektit politik BDI- në komunën e Likovës. Ai përgatit një listë dhe me atë listë me disa individë filloj të punojë kundër Erkan Arifit. Ai kërkoj mbështetjen e një të afërmi të familjes së tij i cili është rritur që nga rinia e hershme me Bashkimin Demokratik për Integrim, sepse ishte pjesëtar i UÇK-së Ky person nuk u pajtua me veprimin tinzarë të personit në fjalë, por edhe e kundërshtoi hapur se nuk do mbështesë ate, por as listën e tij që e kishte përgatitur dhe punonte natë e ditë kundër z. Erkan Arifit.Pas një kohe ky person funksionar i lartë i BDI-së ardhacak në BDI dhe ardhur me shumë dyshime në këtë subjekt u zbraps nga kjo nismë, sepse nuk gjeti mbështetje, sepse z. Arifi në mandatin e tij katërvjeçar fitoi një përkrahje nga popullata me punën e tij që bëri në fshatrat e komunës së Likovës. Personi i famijes së tij që nuk e mbështeti intrigën e tij që filloj të punoj në mënyrë tinzare doli në shesh dhe ky tani nuk kishte rrugëdalje tjetër pos të i kurdisë pas shpine një tradhëti personit që e mbështeste z. Erkan Arifin. Me fytyrën e tij të një karieristi, demagogu, hipokriti, koruptuesi kurdisi një skenar për anëtarin e këshillit të BDI-së të fshatit Orizare dhe personit të BDI-së duke e eliminuar pabesisht që mos të e lejojojë të dal si kandidat për këshilltar. Çfarë bëri ky i pabesë, hajn, kodoshë, hipokritë,demagogë. Gjeti një zagar i cili e dinte mirë për veprimin e tij që kishte punuar kundër Erkan Arifit, por edhe e kishte mbështetur. E afroi pranë vetës dhe e keqpërdori postin e sekretarit të Degës së BDI-së në Likovë dhe tinëzisht duke i udhëzuar disa individë se për anëtar të këshillit komunal në këto zgjedhje duhet të propozohet individi i cili ishte dhe është i njejtë me te një person që punoi me tradhëti edhe kundër Erkan Arifit.Personi që e luajti këtë lojë të fëlliqur ndaj z. Erkan Arifit pas shpine e caktoji për kanditat të këshilltarit në Orizare personin që e mbështeti Sekretarin e degës për të e luajtur lojën pas shpine ndaj z. ErkanArifit. Kur e hetoi se një gjë e tillë nuk iu shit, atëherë veproi si dhelpëra dhe me hipokrizinë, demagogjinë e tij karieste të një hajni iu afrua pranë BDI-së, sepse kishte dalur në shesh.Për të mos u zgjatur shumë në këtë shkrim është ky është një absurd i absurdeve që e bënë një ordiner prishur në shpirt i cili të gjitha qëllimet e veta karieriste i ka arritur duke iu përgatitur njerëzve kurthe pas shpine. Që është për tu habitur që në mbrëmjen e 17 tetorit 2021 i njejti person mbrëmjen e fitores së z. Erkan Arifit në shtabin e këshillit vendor festonte fitoren e z. Erkan Arifit. Dua të them edhe këtë themeluesit e BDI-së dhe ata që ishin me vite të tëra me BDI-në dikur mu ky i njejti person ishte në Partinë e Bardhyl Mamutit i cili me të madhe punoi kundër BDI-së. Unë nuk di se si të i pagëzoj njerëzit e këtillë. E ju lexues të nderuar më ndihmoni se si të e pagëzojë këtë karierist, demagog, hipokrit i cili vepron me skenare për të arritur qëllimin e tij karieristit. Unë mund të bëjë vetëm një lutje deri tek Zoti!

RUANA ZOT PREJ NJERËZVE TË KËTILLË!