May 2, 2024
Maqedoni

Djaloshi shqiptar nga Sllupçani i Kumanovës shërben si ushtar i KFOR-it austriak në Kosovë (Foto)

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës/Kumanovës, janë zhvilluar shumë ngjarje historike dhe kanë dalë figura që i njeh mbarë kombi. Mulla Jakup Hasipi, Adem e Avni Dehari, Beqir Sadiku, e kështu me radhë, shkruan Lideri.mk.

Së fundmi ky fshat mund të krenohet me Gëzim Limanin, djaloshin e familjes së njohur Limani, i cili do të shërbejë si ushtar austriak në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë./Lideri.mk