Djaloshi nga Sllupçani kikboksier i njohur në Gjermani: Dua të luftoj me ndonjë maqedon nga Kumanova!
Dardan Selmani karrierën e tij ka dashur ta fillojë në Kumanovë. Mirëpo ky djalosh i ri nga Sllupçani i Likovës nuk është pranuar edhe pse ka teeguar performansa të mira sportive. Më vonë ai ka vazhduar karrierën në qytetin Ahen të Gjermanisë, ku po shënon rezultate të shkëlqyeshme.
Dardani sot e kësaj dite mendon se në klubet kumanovare nuk është pranuar për shkaqe etnike, shkruan Lideri.mk.
Për këtë arsye, tani u kerkon “fer” mu atyre që dikur e kanë larguar nga klubi në Kumanovë.
“Jam në formën më të mirë për ndeshje. Dëshira ime është të ndeshem me një maqedon nga Kumanova. Ata të cilët dikur nuk më pranuan për stërvitje në klubet e tyre. Ju ftoj me gjithë dëshir cilindo prej tyre për ndeshje”, shkruan Dardani duke e shoqeruar postimin e tij me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.