Valë diplomatike rreth ASH-së, Sela pret çdo ditë ambasadorë

Gjatë ditëve të fundit kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka zhvilluar takime të ndryshme me diplomatë të huaj.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë situata politike në Maqedoni dhe kriza ekonomike që ka goditur të gjithë botën për shkak të agresionit rus në Ukrainë, raporton news33.tv.

Ndonëse rritja drastike e ushqimeve dhe karburanteve po ndodh në të gjithë botën, shumë vende kanë ndërrmarrë masa për të lehtësuar qytetarët, gjë e cila në Maqedoni nuk po ndodh dhe për këtë fakt Sela ka ngritur zërin duke kërkuar sa më shpejt qeveria t’i vijë në ndihmë qytetarëve, madje edhe ai vetë ka propozuar disa rrugëzgjidhje.

Gjithashtu një ndër temat e tjera për të cilat është diskutuar, është dhe hapja e negociatave për Maqedoninë dhe heqja e vetos nga Bullgaria e cila po mban peng në këtë proces RMV dhe Shqipërinë.

Kujtojmë se kryetari i BDI-së, dy ditë më parë në një intervistë i dorëzuar u shpreh se shpresa e tij e vetme është ndërhyrja e BE-së, pasi qeveria pas premtimeve të shumta nuk po arrin të nxjerrë diçka në dritë.

Për zgjidhjen e kësaj situate dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE, biznesmenë të huaj dhe diplomatë janë takuar me kryetarin e ASH-së, shkruan news33.tv