May 24, 2024
Diaspora

Ditë historike për bashkëatdhetarët tanë, flamuri kuq e zi solemnisht valon në qytetin amerikan (Foto)

Në qytetin Livonia në shtetin Miçigan, sot është ngritur në mënyrë solemne flamuri kuq e zi. Solemniteti është mbajtur para ndertesës komunale të këtij qyteti ku jetojnë mijëra shqiptarë.
Në solemnitet kanë prezantuar kryetari i qytetit, Maureen Miller Brosnan, anëtari shqiptar në Këshillin e Qytetit, Rob Gjonaj Donoviq, biznesmeni Agim Bajra, si dhe shumë aktivistë e veprimtarë tjerë që jetojnë aty.
Donoviq këtë rast e vlerësoi historik.

“Sot e ngritëm Flamurin Shqiptar para Këshillit Komunal në Livinia, datë historike për kokunitetin Shqiptaro-Amerikan.
Livina është qytet mikpritës, i njohur për presencën e fuqishme shqiptaro-amerikane. Familja ime dhe mijëra shqiptarë kanë emigruar në Amerikë për shkak të lirisë që ekziston në këtë shtet të mrekullueshëm. Ata kanë ardhur këtu për shkak të mundësive që i ofron nese punon ndershëm.
Sinqerisht e falënderoj kryetarin e qytetit Maureen Miller Brosnan dhe qytetin Livonia që na e dhanë sot këtë mundësi”, deklaroi Donoviq pas ceremonisë solemne.

“Zoti e bekoftë komunitetin tonë dhe këtë shtet të madh dhe të lirë”, ka shtuar ai.
Solemniteti është shoqëruar edhe me program të larmishëm kulturor-artistik me këngë e valle shqiptare.