May 8, 2024
Kosovë

Haradinaj kujton Lul Morinën: Heroizmi i tij frymëzim për ne

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar i bashkëluftëtarin e tij Lulzim Morina, në ditën e ndarjes së tij nga jeta.

Haradinaj tha se në këtë ditë kujtojmë veprën e tij heroike dhe frymëzohemi për të punuar më shumë për të ardhmen, ashtu siç e ëndërruan Luli me bashkëluftëtarë.

“Lulzim Morina ishte ndër luftëtarët më të zot që kishte Dukagjini e Kosova. Kisha nderin ta kem pranë në frontet e luftës për liri, trim, guximtar e i vendosur. Në këtë përvjetor, nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij heroike, frymëzohemi për të punuar edhe më shumë për të ardhmen, ashtu siç e ëndërruan Luli me bashkëluftëtarë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Lulzim Morina nga Hallaqi i Lipjanit ishte ndër luftëtarët dhe udhëheqësit e dalluar të luftës në Zonën Operative të Dukagjinit.