Temperaturat e larta kanë rritur gjithashtu numrin e thirrjeve dhe ndërhyrjeve nga Urgjenca. Mjekët u bëjnë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet dhe të mos presin gjithmonë që institucionet kompetente të marrin masa por në mënyrë preventive të jenë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre.
Ata kanë theksuar se disa qytetarë sot kanë kolabuar (humbur vetëdijen), tranmseton Lideri.mk, si pasojë e temperaturave të larta.
“Për shembull, që nga mëngjesi i sotëm kemi pasur disa ndërhyrje për kolabim në vende publike, rënie nga motoçikleta dhe rënie nga skuterët. Po, numri i ndërhyrjeve në vende publike dhe njerëzve që kërkojnë ndihmë nga ne është rritur”, deklaruan nga Urgjenca për T. Telma.
Cila grupmoshë është më shpesh e përfshirë?
Kur telefonojnë Shërbimin Mjekësor të Urgjencës, ata telefonojnë për të moshuarit dhe për përkeqësimin e sëmundjeve kronike, sepse në kushte të nxehtësisë ekstreme trupi vuan, truri vuan dhe ka ndryshime në presionin e gjakut, ndodh marramendje për shkak të çekuilibrit të elektroliteve, dhimbje koke. Duhet të përmend se goditjet në tru janë gjithashtu më të zakonshme”, thotë Dr. Elena Kareva-Pilovska, shefe e ndërrimit në Shërbimin Mjekësor të Urgjencës./Lideri.mk

