May 2, 2024
Maqedoni

Disa pjesë të Çairit dhe Sarajit, sot pa energji elektrike

Pa energji elektrike sot prej orës 9 deri në orën 12 do të mbeten një pjesë e banorëve në hyrje të fshatit Krushopek, ndërsa prej orës 10 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “4” në Saraj.

Në periudhën kohore prej orës 8:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Brigada Maqedonase – Kosovare”, “Nikolla Malesheski” dhe një pjesë e rrugës “Xhon Kenedi” nr. 27 në komunën Çair.