Maqedoni

Disa furra vazhdojnë hilen: Shesin bukë të zbrazur dhe gjysëm të pjekur, që të peshojë më shumë!

Prodhuesit profiterë kanë gjetur një mënyrë të re për të fituar në këtë kohë krize. Të detyruar të shesin bukën me çmim të ngrirë, disa prej tyre e lënë të zbrazur brenda, që buka të duket e madhe si më parë, shkruajnë mediumet maqedonase.

Një pjesë e tyre e lënë bukën gjysëm të pjekur, me qëllim që të arrijë gramazhën që parashihet, transmeton Lideri.mk.

Fatmirësisht ka edhe prodhues të sinqertë që nuk bëjnë hile, kurse bukën e shesin edhe me çmim më të ulët se 33 denarë.
Vërehet se hilet kryesisht i bëjnë prodhuesit më të pasur, kurse ata që kanë fitime më të vogla, tregohen më të sinqertë.