Protesta e sotme e studentëve tregoi qartë një gjë; pas saj qëndron BDI, ndërsa në krye të saj ka qenë deputeti Musa Xhaferi, kanë thënë disa diplomatë perëndimorë në Shkup, duke dërguar edhe foto te mediumet nga kafiteritë në qendër të qytetit. Ata apeluan që politika të mos manipulon kauzën studentore.

“Kjo shihet nga fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale gjatë mbajtjes së protestës, ku funksionarë të BDI-së bashkë me Këshillin organizativ nga kafiteritë kontrollonin protestën.

Në krahë të studentëve, për herë të dytë kanë qenë edhe ish ministrat e Drejtësisë të cilët për 22 vite nuk e realizuan këtë të drejtë që sot e kërkojnë studentët. Bëhet fjalë për Valdet Xhaferin, Blerim Bexhetin, Bilen Salijin, por edhe ish zëvendësministrin Agim Nuhiu.

Përveç Ali Ahmetit, në protestën e sotme kanë qenë pothuajse e tërë kryesia e BDI-së, duke filluar nga nënkryetarët, Faton Ahmeti, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Arbana Pasholli e Erkan Arifi, por edhe Arbër Ademi. Ata janë arsyetuar se mbështetjen e japin jo si përfaqësues partiak, por si prindër dhe profesorë.

Ndërkaq, realiteti është ky: 5 ish ministra shqiptarë të Drejtësisë në kohën e BDI-së të cilët asnjëherë nuk e panë të udhës ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës edhe në shqip”, thonë ata.

Video: https://www.facebook.com/share/r/1D1F7AVyAn/?mibextid=wwXIfr

sqShqip