Dimitrievski vazhdon fushatën, kërkon rinegocimin e propozimit francez
Kandidati për president nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, aktivitetet parazgjedhore i ka vazhduar në takim me qytetarët e Vallandovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë, prej ku ka paralajmëruar formimin e një ekipi ndërkombëtar për përshtatjen e kornizës së propozimit francez që ka të bëjmë me marrëveshjen me Bullgarinë, me qëllim që procesi euro integrues i vendit të lëvizë përpara.
“Të formohet ekip ndërkombëtar, në përbërje të ketë përfaqësues nga Bashkimi Evropian, të cilët do të punojnë në përshtatjen e kornizës në pjesën e propozimit francez, lidhur me nevojat e shoqërisë në Maqedoni, që do të thoshte lëvizjen e procesit përpara. Kështu siç qëndrojnë punë,t Maqedonia qëndron në vend. Vlerësoj se patjetër të gjindet model për modifikimin e kornizës negociuese që procesi i bisedimeve të lëviz përpara dhe eurointegrimet të lëvizin dhe më në fund të fillojnë bisedimet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.” – u shpreh kandidati për president nga rradhët e “E di”, Maksim Dimitrievski.
Dimitrievski theksoi se po dëgjojmë premtime të panumrëta nga kandidatët e partive tjera, të cilët në kontinuitet prej 30 viteve po ndërrohen në pushtet, por nga njëra garniturë te tjetra po bëhet gjithnjë e më keq, prandaj ai tha se po i dëgjon hallet e të gjithë qytetarëve dhe nëse merr besimin e tyre, zotohet se do të angazhohet t’i realizojë kërkesat e tyre./TVM2