May 3, 2024
Lajmet e reja

Zgjedhjet presidenciale, Vankovska: Të dilet nga NATO, kemi rend të ri botëror

Partia “E Majta” ekzison për t’ju dhënë përgjigje çështjeve që u interesojnë qytetarëve, tha kandidatja për presidente nga ky subjekt politik , Biljana Vankovska në takimin me qytetarët e Velesit.

Platforma e tyre është origjinale, thotë ajo, të cilën e bën të dalluar kërkesa për  një Kushtetutë të re, sepse  akti më i lartë juridik,  sipas Vankovskës, nuk prodhon sistem politik dhe kushtetues funkisonal.

Në plan kanë edhe anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, ndërkohë edhe Marrëveshja e Prespës do të ngritet si çështje në platformën e partisë së tyre.

“Në mandat pesëvjeçarë  në të cilin shumë dhembje, shumë punë të njëpasnjëshme do të ndodhin, dhe ndoshta ajo që mua përfundimisht më definon si kandidate, është procedura për dalje nga NATO, për arsyen se sipas vlerësimit tim edhe si profesor edhe tani nga funksioni politik, bota hynë  në një fazë të re të ridefinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sigurisë ndërkombëtare dhe mendoj se Maqedonisë nuk i duhet invenstime në luftëra të huaja, në luftëra imperialiste dhe në asnjë mënyrë, as buxheti ynë e as fëmijët tanë, s’janë për frikësime të huaja. Kështu që, kjo do të jetë njëra nga punët të cilën asnjë kandidat nuk do ta propozojë.”  – u shpreh kandidatja për presidente nga “E Majta”, Biljana Vankovska.

Shpreh keqardhje për siç thotë, ikjen e kundërkandidatëve nga ballafaqimet debatore, e cila vlerëson se janë mundësi e vetme ku qytetarët mund t’i dëgjojnë në të njëjtën kohë argumentet e shtatë kandidatëve për president./TVM2